Dy vjet pas lancimit të GPT-3.5, ndikimi i Inteligjencës Artificiale (IA) ka qenë më i ulët nga sa pritej. Vetëm 6% e bizneseve e përdorin atë për prodhim. Ekspertët paralajmërojnë se, si në vitet ’70, IA mund të ndjekë një rrugë të ngjashme, duke ecur ngadalë përpara. Investimet në teknologjinë e informacionit janë të ulëta, çmimet nuk kanë rënë ndjeshëm, dhe shumë kompani nuk kanë infrastrukturën për të integruar IA-në në operacionet e tyre.
Posted inKryesore


