Fluksi i qytetarëve në pikëkalimin doganor të Kakavijës është i lartë për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit. Gjatë 24 orëve, 9500 shtetas janë përpunuar, me 6300 në hyrje dhe 3200 në dalje. Radhët janë të zakonshme për shkak të numrit të kufizuar të sporteleve greke. Fluksi pritet të vazhdojë deri të martën, me pritje maksimale deri në 30 minuta. Që nga mesit të dhjetorit, mbi 80 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri përmes Kakavijës.
Posted inKryesore


