Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministër dhe në arrati për më shumë se një vit, është fotografuar në një lokal në Zvicër, ku ka kërkuar azil. Ai shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro në shoqërinë e disa personave, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për shpërdorim detyre. Ahmetaj ka paralajmëruar se do të zbulojë informacione “bombë” për qeverinë aktuale dhe ka refuzuar të përballet me drejtësinë shqiptare për shkak të manipulimeve.
Posted inKryesore


