Një sherr me sende të forta ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës rreth orës 01:35, ku morën pjesë edhe punonjës të policisë. Dy persona, E.N. dhe A.N., mbetën të lënduar. Disa nga ata që morën pjesë në konflikt, përfshirë punonjësit e policisë jashtë shërbimit, janë shoqëruar në komisariat. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar të gjithë të përfshirët.
Posted inKryesore


