Policia e Selanikut ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje ndaj një gruaje 61-vjeçare greke. Ngjarja ndodhi në mëngjesin e Vitit të Ri në Pylaias, pas një takimi mes tyre. Riu ka tentuar ta detyrojë viktimën në akt seksual duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike, duke e goditur me një helmetë dhe një shishe, dhe duke i marrë celularin. Viktima është dërguar në spital, ndërsa ai do të përballet me ligjin.
Posted inKryesore


