Inter ka arritur në finalen e Superkupës Italiane 2024 pas fitores 2-0 ndaj Atalantës në gjysmëfinale. Denzel Dumfries shënoi të dy golat, duke u dalluar me një roveshatë dhe një goditje nga distanca. Ndeshja u zhvillua në Al-Awwal Park në Riad, duke parë Interin dominues dhe me raste të shumta, ndërsa portieri Sommer realizoi disa pritje vendimtare. Finalja do të jetë me fituesin e ndeshjes Juventus-Milan më 6 janar.
Posted inSport


