Në Berat, dy persona kanë raportuar se janë qëlluar me armë zjarri nga dy individë në një automjet, në lagjen “Donika Kastrioti”. Sipas burimeve, nuk ka pasur të lënduar. Policia ka reaguar shpejt, identifikuar autorët, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë për arsye hetimi. Pikat e kontrollit janë ngritur në hyrje-daljet e qytetit për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Posted inKryesore


