Policia ka arrestuar Zikjan Lela, 32 vjeç, në Shkodër, pasi ka kërcënuar me armë dy vëllezër për të marrë celularin e njërit dhe më pas u ka kërkuar 20.000 lekë për t’ia kthyer. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”. Autoritetet sekuestruan celularin dhe shumën e parave si prova, duke i kaluar materialet Prokurorisë për akuzat e vjedhjes dhe shtrëngimit.
Posted inKryesore


