Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në Gjirokastër, konkrétisht në lagjen Palorto, rreth orës 20:20. Flakët janë konstatuar në oxhak, ndërsa zjarrëfikësit e kanë vënë nën kontroll brenda disa minutash. Mendohet se zjarri është shkaktuar nga mospastrimi i oxhakut për vitet e fundit. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz.
Posted inKryesore


