Në Plazhin e Vjetër në Vlorë janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur, duke shqetësuar qytetarët për shëndetin publik e mjedisor. Shkaku i ngordhjes mbetet i paqartë, megjithëse dyshohet për gripin e shpendëve, posaçërisht H5N1, i cili mund të prekë edhe njerëzit. Ndotja mjedisore dhe ndërhyrjet njerëzore në ekosistem janë gjithashtu hipoteza kryesore. Ky grip është ngjitës dhe mund të përhapet përmes kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara.
Posted inKryesore


