Policia kufitare e Muriqanit ndali një 22-vjeçar, R. Rr., nga Durrësi, për shkeljen e masës “arrest shtëpie” që i ishte caktuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Verifikimet e kryera në dalje të vendit treguan se ai kishte shkelur këtë masë të sigurisë, që ishte vendosur nga Gjykata e Durrësit.
Posted inKryesore


