Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi në Facebook mbi një video të Edi Ramës, realizuar me inteligjencë artificiale, ku Rama shfaqet me Ismail Beun. Berisha theksoi se Rama përfshihet në botën virtuale, ndërsa në realitet rrethohet nga banditë e trafikantë, të cilët i ka emëruar në postet e larta të qeverisë. Ai kritikoi dhënien e lejeve për ndërtim dhe shpërblimin e këtyre individëve me fitime të mëdha.
Posted inKryesore


