Reshjet e borës në zonat malore kanë bllokuar aksin Shtyllë-Panarit, izoluar banorët e Panaritit dhe kufizuar komunikimin me Vithkuqin. Në Mashkullorë, dëbora ka arritur deri në 1.5 m, duke e bërë segmentin rrugor të pakalueshëm për disa ditë. Bashkia e Korçës ka nisur procesin e hapjes së rrugës, që pritet të zgjasë disa ditë për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.
Posted inKryesore


