Mbrëmjen e së dielës, disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Fierin, Durrësin, Lushnjën dhe Sarandën, përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike, duke i lënë ato në terr. Vlorës iu ndërpre energjia për rreth 15 minuta. Një defekt në linjat e tensionit të lartë në Berat është raportuar si shkak. Grupet e OSHEE dhe OST janë angazhuar për të riparuar defektin, por nuk ka informacion nëse sa do të zgjasë ky problem.
Posted inKryesore


