Gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, është përkeqësuar. Siç raporton gazeta greke “Protothema”, ai po trajtohet në spitalin “Evangelismos” të Athinës, ku mjekët e vlerësojnë gjendjen e tij si kritike. Janullatos, 95 vjeç, u transferua në Athinë pas përkeqësimit të shëndetit nga një virus. Transporti u realizua me avionin C-27 të Forcave Ajrore Greke.
Posted inKryesore


