Mbrëmjen e së dielës në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Policia konfirmoi se ka pasur një të shtënë në ajër pa persona të lënduar. Një qytetar njoftoi për ngjarjen, por në vendin e skenës nuk u gjetën gëzhoja. Po ashtu, në lagjen “Lef Sallata” dyshohet për një konflikt, por deri tani nuk janë identifikuar persona të përfshirë. Verifikimet po vazhdojnë.
Posted inKryesore


