Babai i Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas vrasjes tragjike të djalit të tij, i cili u gjet i vrarë në makinën e tij mëngjesin e sotëm. Ai deklaroi se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt që mund të kishte pasur djali dhe që ai nuk ka qenë person problematik. Ngjarja ndodhi rreth orës 7:15, kur persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të automjetit të Ramazanit, i cili humbi jetën në vend. Fatmiri është i tronditur dhe kërkon zbardhjen e rastit.
Posted inKryesore


