Një aksident ndodhi pranë fshatit Kasharaj në Lushnjë, kur një makinë tip “Benz” e drejtuar nga 25-vjeçari Aleksandër Paja humbi kontrollin, u përplas me bankinën dhe ra në një kanal. Babai i tij, 54-vjeçari Artan Paja, ishte pasagjer. Të dy përfunduan në spital me dëmtime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaktarët e aksidentit.
Posted inKryesore


