Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, njoftoi protesta të premten përballë Bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. Këlliçi kërkon largimin e Veliajt, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të buxhetit. Ai kërkon që SPAK të marrë masa sigurie për të parandaluar shkatërrimin e provave dhe vjedhjen e parave të qytetarëve. Protesta është planifikuar për më 10 janar në orën 11:00.
Posted inKryesore


