Dritan Rexhepi, i njohur si Gramos Rexhepi, pritet të ekstradohet sot në Shqipëri nga Turqia. Ai është konsideruar një nga narkotrafikantët më të njohur, i akuzuar për transportimin e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e dy policëve në 1998, dhe u arratis dy herë, përfshirë një arratisje nga burgu në Itali në 2008.
Posted inKryesore


