Real Madrid është përgatitur për ndeshjen me Mallorcën në Superkupën e Spanjës, me Carlo Ancelotti që mbështetet te Mbappé, Bellingham dhe Vinicius Jr. Ky i fundit u shfaq si ambasador i Jacob & Co, në një video ku merr një orë luksoze, Opera Godfather, të inspiruar nga “Kumbari”. Ora ka vetëm 50 kopje dhe vlerësohet rreth gjysmë milioni euro, e përbërë nga 658 elemente, përfshirë një miniaturë të Don Vito Corleone.
Posted inSport


