Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie, ku një BMW u përplas me një “Audi”. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën shoferi Aurel Cipi, ndërsa drejtuesi i “Audi-t” u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.
Posted inKryesore


