Një aksident ndodhi në Elbasan kur një automjet ka përplasur një biçikletë me dy të mitur, 14 dhe 16 vjeç. Shoferi, Gerald Dashamir Sollaku, goditi biçikletën në një rrugë të amortizuar dhe pa ndriçim. Të dy adoleshentët u dërguan në spital; njëri ka pësuar dëmtime të lehta, tjetri më serioze, por gjendja e tyre është stabile. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Posted inKryesore


