Një raport i audituesve të pavarur ka zbuluar se bilancet financiare të OSHEE-së për vitin 2021 reflektuan një kompani me humbje të akumuluara prej 84.5 miliardë lekësh. Ajo ka 143.4 miliardë lekë detyrime, duke shfaqur një kapital negativ prej 44.7 miliardë lekësh. Audituesit paralajmërojnë për pasiguri materiale që rrezikon vijimësinë e kompanisë, duke e karakterizuar atë si një kompani “zombi”. Reforma energjetike nuk ka zgjidhur problemet thelbësore financiare.
Posted inKryesore


