Forcat policore, FNSH dhe RENEA, janë mobilizuar në Astir pas raportimeve për një rast dhunimi. Shtetasja S.Q. ka njoftuar se është dhunuar nga disa persona dhe ndodhet në një banesë në katin e 8-të. Policia është në negociata me të, pasi ajo ka mbyllur derën dhe nuk pranon të hap. Grupi Hetimor dhe shërbimet zjarrëfikëse janë gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar dhe zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Posted inKryesore


