Roberto Carlos ka reaguar ndaj thashethemeve që lidhen me jetën e tij private dhe procesin e divorcit nga Mariana Luccon, me të cilën ka dy vajza. Ai mohoi se jeton në qendrën sportive të Real Madridit, duke i quajtur këto histori të pavërteta dhe të dëmshme. Në një deklaratë, e cila sinjalizoi angazhimin e një ekipi ligjor, ai kërkoi respekt për privatësinë e tij dhe qartësoi se aktualisht jeton në një rezidencë private.
Posted inSport


