Agjencitë punësimit po sjellin punonjës nga Azia dhe Afrika për të përballuar nevojat e bizneseve në Shqipëri. Në vitin 2023, numri i individëve që përfituan pagesë papunësie arriti në 3576, niveli më i lartë pas krizës së pandemisë. Shkalla e papunësisë është në rritje, veçanërisht në industrinë e tekstilit dhe këpucëve. Pagesa e papunësisë është 50% e pagës minimale dhe kërkohet një periudhë kontributi përkates. Tregu i punës është në tranzicion, me rritje në turizëm dhe ndërtim.
Posted inKryesore


