Në 24 orët e fundit, janë arrestuar tre individë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni është realizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Policitë italiane dhe suedeze. Arrestimet përfshijnë Ylli Zherrin dhe Lumnije Freskinën për trafikim droge në Itali, si dhe Ahmad Farhan, i akuzuar për kanosje për vrasje në Suedi. Pritet procedura e ekstradimit të tyre.
Posted inKryesore


