GJKKO shpalli fajtor Luis Çelën për “Kultivimin e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, duke i shqiptuar dënim total prej 5 vjet e 4 muaj burgim. Çela u akuzua se së bashku me të tjerë kultivonte 2300 fara kanabisi të markës “ROYAL”, e cila trafikohej në vende si Kalamata. Dënimi fillon nga data e arrestimit dhe pas hetimeve, SPAK vlerësoi se fitimi i pritshëm mund të kalonte 75,000 euro. Ankimet janë të lejuara brenda 15 ditësh.
Posted inKryesore


