Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se dosja e SPAK me numrin “26/1” përmban çështje që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Taulant Balla. Ai deklaroi se kjo dosje, e cila hetohet nga SPAK dhe agjenci të huaja, është “dosja e ferrit dhe e tmerrit”. Berisha theksoi se të gjitha përgjimet e tij kanë bazë në fakte dhe se do të tregojë se ata janë pjesë e një organizate kriminale.
Posted inKryesore


