Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) po shqyrton hapjen e një hetimi disiplinor ndaj presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, për shkak të sjelljes së tij pas miratimit të federimit të lojtarëve Dani Olmo e Pau Viktor. Laporta është kapur duke bërë një gjest vulgar dhe duke ofenduar me fjalë të rënda, duke i quajtur “frikacakë” dhe “bir kurve”. RFEF po analizon situatën dhe rregulloret për të vendosur nëse do të ndërmarrë veprime.
Posted inSport


