Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos është përkeqësuar. Ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv dhe është i intubuar, sipas njoftimit të spitalit në Athinë. 95-vjeçari u shtrua fillimisht në spitalin e Tiranës më 30 dhjetor për shqetësime nga një virus dhe, pasi gjendja tij u përkeqësua, u dërgua në Athinë më 3 janar.
Posted inKryesore


