Një person është plagosur në Shkodër, pranë teatrit të qytetit, me rrethana ende të paqarta. I plagosuri, deri tani i paidentifikuar, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor kanë arritur në vendngjarje dhe janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet dhe priten më shumë detaje në vazhdim.
Posted inKryesore


