Policia ka sekuestruar sërish 400 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, duke dyshuar se nafta ka origjinë nga Tunizia. Gjatë operacionit “Ari i zi 2”, janë arrestuar 6 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa dy organizatorët, Juxhin Koka dhe Serxha Sula, janë shpallur në kërkim. Vetëm një ditë më parë, u sekuestruan 600 tonë naftë të tjera nga të njëjtit grup. Materialet do t’i kalohen Prokurorisë për procedime të mëtejshme.
Posted inKryesore


