Situata rrugore në Shqipëri mbetet problematike për shkak të reshjeve të dëborës, veçanërisht në veriun dhe juglindjen e vendit. Akset kombëtare janë të kalueshme, ndonëse shumë rrugë rurale janë të bllokuara në disa bashki, si Dibra, Bulqiza, Klosi dhe Mat. Autoritetet po punojnë për hapjen e rrugëve, ndërkohë që moti parashikohet të përmirësohet. Po ashtu, problemi me energjinë elektrike vazhdon dhe shkollat mbeten të mbyllura në disa zona.
Posted inKryesore


