Vendi po përballet me mot të keq dhe borë në disa akse rrugore. Në Qafë Thanë-Përrenjas, shoferët kanë hasur probleme me prani vaji në rrugë, veçanërisht në kthesa, duke rrezikuar sigurinë. Pavarësisht akuzave nga drejtuesit e mjeteve për hedhjen e vajit nga serviset, policia e Elbasanit nuk ka faktuar ndonjë rast. Një video e Euronews Shqipëri tregon qartë situatën e rrezikshme në këtë aks.
Posted inKryesore


