Pas një periudhe ngadalësimi, aplikimet e shqiptarëve për azil në Bashkimin Europian u rritën në tetor 2024, duke arritur 685 kërkesa, numri më i lartë që nga shkurti. Sidoqoftë, për periudhën janar-tetor 2024 kishte një rënie prej 19.6% në krahasim me vitin e kaluar. Franca është destiacioni kryesor për azilkërkuesit shqiptarë, ndjekur nga Italia dhe Gjermania. Në tetor 2024, gjithsej 86,945 shtetas jo të BE-së aplikuan për herë të parë, një rënie prej 24% nga viti i kaluar.
Posted inKryesore


