Moti këtë të premte në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira në relievet malore. Temperatura do të rritet, duke varioar nga -4°C në Bajram Curr deri në 14°C në Fier e Divjakë. Era do të jetë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi 2-7m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë. Temperaturat pritet të jenë: bregdet 4-14°C, vende të ulëta 2-15°C, malore -7-6°C.
Posted inKryesore


