Policia e Korçës, së bashku me Renen, FNSh, Shqiponjat dhe Forcën e Posaçme Operacionale, po zhvillon një operacion masiv në Pogradec për ndalimin e aktivitetes kriminale, përfshirë drogën dhe armët. Deri tani, janë bërë dhjetëra kontrolle dhe janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, para dhe narkotikë. Renea ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi për një kontroll të detajuar. Një njoftim për mediat do të bëhet pas përfundimit të operacionit.
Posted inKryesore


