Gjykata e Korçës ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit nga aksioni i RENEA-s më 17 janar në Pogradec. Fatjon Bono, Eris Çekani dhe Aldi Hoxha u vendosën në arrest me burg, ndërsa Denis Xhemollari u vendos në arrest shtëpie. Arbi Berberi dhe Enxhi Xhemollari do të kenë detyrim paraqitjeje. Gjatë kontrollit u gjetën municione, lëndë narkotike dhe para të kontrabanduara.
Posted inKryesore


