Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës, duke krijuar probleme në disa akse rrugore si Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, dhe të tjera. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka apeluar për përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhira nga shoferët. Borëpastrueset janë në terren, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të siguruar qarkullimin e sigurt. Shoferët duhet të kenë kujdes të shtuar për shkak të lagështisë.
Posted inKryesore


