Një operacion i përbashkët shqiptaro- italian, i koordinuar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias, çoi në arrestimin e 5 shqiptarëve të dyshuar për trafik droge, kryesisht kokainë. Grupi kriminal, i përbërë nga dy vëllezër nga Elbasani dhe rreth 40 “ushtarë”, kishte një strukturë të organizuar dhe përdorte telefona të “kriptuar” për të menaxhuar aktivitetin e tij që shtriheshin nga Amerika e Jugut në Evropë. Hetimi filloi në 2020.
Posted inKryesore


