Vota e diasporës, KQZ: Numri i të regjistruarve ka arritur shifrën 50.399, janë miratuar 24.052 kërkesa

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se numri i votuesve të regjistruar nga jashtë ka arritur në 50.399, me 24.052 kërkesa të miratuara deri tani. Mes meshkujve, kërkesat janë 32.270 (64%), ndërsa femrat 18.129 (36%). Grupi-moshor më aktiv është 26-35 vjeç me 14.526 kërkesa. Italia udhëheq me 16.730 aplikime, ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Regjistrimi do të vazhdojë deri më 4 mars për zgjedhjet e 11 majit.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *