Rreth 40% e fermerëve shqiptarë përdorin antimikrobikë në kafshët e tyre, sipas një studimi të realizuar nga FAO. Përdorimi është më i lartë në fermat e mëdha, me nivele prej 53.2% për delet e imta dhe 50.3% për lopët e qumështit. Në Europë, përdorimi i antibiotikëve ka rënë ndjeshëm për shkak të direktivave. Shumica e fermerëve nuk kishin arsim mbi shëndetin e kafshëve dhe përballeshin me uljen e efikasitetit të antibiotikëve, pa njohuri për rezistencën ndaj tyre.
Posted inKryesore


