Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore, veçanërisht në akset Lëpushë-Vermosh dhe Bogë-Theth, ku ka rënë deri në 20 cm dëborë. Qarkullimi në rrugë është i hapur, por kërkohen goma dimërore. Sot parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, veçanërisht në mëngjes, dhe në relievet e larta malore do të ketë dëborë. Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 16°C, me erë të lehtë dhe valëzim të ulët në det.
Posted inKryesore


