Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë për popullatën që nuk arrin të mbajë shtëpitë e ngrohta, me 37.7% në 2021, ndjeshëm më e lartë se mesatarja evropiane prej 10.6%. Mungesa e ngrohjes qendrore dhe kostot e larta të energjisë elektrike e bëjnë ngrohjen një luks. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia dhe Mali i Zi kanë përqindje më të ulëta. Shqipëria ka shumë ditë me diell, por kjo nuk ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Posted inKryesore


