Armando Dobra shënoi një gol për Chesterfield në ndeshjen ndaj Port Vale, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Pjesa e parë nisi me golin e Stoklej për mysafirët, ndonëse Port Vale mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Klark. Dobra barazoi rezultatin në minutën e 76-të, duke e bërë këtë golin e tij të shtatë në kampionat. Chesterfield ndodhet në vendin e dhjetë në ligën e katërt, ndërsa Port Vale është i katërti.
Posted inSport


