Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka shënuar një gol të shpejtë për Sivasporin në Superligën turke, duke zhbllokuar rezultatin pas vetëm 5 minutash lojë kundër Kaiserisporit. Ai realizoi një goditje të saktë me të djathtën pas një topi të gjatë, duke tronditur portierin rival. Aktualisht, Sivaspori udhëheq me 2-0, pas një autogoli nga Onurkan Piri në minutën e 10-të.
Posted inSport


