Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Ndalesa”, ka arrestuar një 34-vjeçar, M. K., i cili u kap në flagrancë i armatosur me një pistoletë dhe municion. Pas informacioneve të marra, shërbimet e komisariatit organizuan kontrollin në “Pjetër Bogdani”, ku sekuestruan armën dhe automjetin e tij. Rasti i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


