Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron se një rikthim i kursit të këmbimit në nivelet e vitit 2022 do të ndikonte negativisht në sektorin financiar, bizneset dhe familjet në Shqipëri, duke shkaktuar një rritje të kredive problematike. Raporti thekson se zhvlerësimi i euros ka ardhur nga turizmi dhe investimet, ndërsa rekomandon një qasje më fleksibile nga Banka e Shqipërisë për administrimin e kursit të këmbimit.
Posted inKryesore


